10:40 / E Shtunë, 29 Shtator 2018

Kadri Veseli i shkon në konak Hashim Thaçit, një kafe me bacen Haxhi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka nisur ditën e vikendit me një kafe në konakun e shtëpisë së presidentit Thaçi.

Veseli sapo ka publikuar një fotografi me bacën Haxhi, babain e presidentit.

“Për një kafe në konakun e Bacës Haxhi në Burojë. Një ditë kur do të shkruhet historia e vërtetë e lirisë së Kosovës, ky konak do të jetë faqe e ndritur e saj” shkruan Veseli në Facebook./Indeksonline/