Kadri Veseli: Seanca të dielën, të pakënaqurit t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur pas mbledhjes duke thënë se ka vendosur që seanca plenare për demarkacionin do të mbahet të dielen në ora 18:00.
Veseli ka thënë se vendim-marrja është bërë sipas rregullores së Kuvendit, trasnmeton Indeksonline.
Sipas tij, kushdo mundet të drejtohet në Kushtetusese në rast se mendon se është e jashtëligjshme.
“Vendimmarrja është bërë sipas rregullores së Kuvendit dhe është Kushtetuese kam vendosur që seanca të mbahet të dielën në ora 18:00, ka konsensus për demarkacionin, do ti japim fund prespektivës dhe liberalizimit të vizave. Nuk lejojë abuzime, kjo është e gjitha kush të do të drejtohet në Kushtetuese”, është shprehur Veseli.
Ndryshe, Veseli këto komente i ka bërë para gazetarëve pas dështimit në mungesë të kuorumit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të vendosej për mbajtjes e seancës për ratifikimin e demarkacionit./Indeksonline/