Kadri Veselit i shkon në vend ‘amaneti’, gjysmë milioni ia jep përfaqësueses së Kosovës
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar se është aprovuar kërkesa e tij ndaj Qeverisë së Kosovës që futbollistëve të Kosovës t’i jepet premi.
Postimi i plotë:
Falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës që mbështeti propozimin tim për të ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll, për sukseset e arritura deri më tash. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sporte, andaj edhe përkrahja për sportistët dhe investimet në infrastrukturën sportive do të rriten.