75 Mall Live Search
09:55 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Qeveria ndan 500 mijë euro për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut

Qeveria në mbledhjen e sotme ka ndarë 500 mijë euro për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Fillimisht për këtë shumë nuk u dakorduan kryeministri Ramush Haradinaj e Ministri i Financave, Bedri Hamza.

Kryeministri Haradinaj propozi që të ndahen 943 mijë euro, mirëpo këtë propozim nuk e pranoi Hamza.

Ky i fundit, i tha kryeministrit që duhet pasur kujdes kur kërkohen mjete nga rezervat, duke propozuar që të ndahen deri ne 500 mijë euro.

Miniatri Hamza iu bëri thirrje ministrave që të kenë kujdes kur kërkojnë mjete nga rezervat pasi sipas tij, rezervat janë kah fundi

Në fund, kryeministri pranoi propozimin e ministrit.