13:54 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Kadriaj: Të akuzuarit të dalin para drejtësisë, rrëfimi i Kumnovës të merret seriozisht

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka reaguar pas rrëfimit të Nysrete Kumnovës dhe audio-inicizmit të publikuar në Indeksonline, ku flet serbi, Vuk Mirkoviq.

Mirkoviq është akuzuar nga Kumnova lidhur me vrasjen dhe zhdukjen e familjarëve të saj.

Ajo ka thënë se rrëfimi i Nysretes duhet të merret seriozisht dhe se të akuzuarit të dalin para drejtësisë.

“Më përkrahje të Nysrete Kumnovës, nëna që ka humb djalin e që ende nuk ka ku të vendos një tubë lule për pėrvjetore e për ditëlindje, e të tillë ka shumë në Kosovë. 20 vite pas lufte e ende kemi 1600 të pa gjetur, e ku ashtë drejtësia, ku janë ndërkombëtarët që spo reagojnë.Rrëfimi i Nysrete Kumnovës duhet të merret seriozisht, të akuzuarit me emër e mbiemer të dalin para drejtësisë. E drejtësia ta thotë fjalën e fundit”, ka shkruar ajo në facebook./Indeksonline/