21:44 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kadrijaj: Askush nuk kishte guxim për vendime kaq të mëdha, Kosovës i është dashtë një Ramush Haradinaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka komentuar vendmin e qeverisë së Kosovës, për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Sipas saj, qeverisë i është dashur një kryeministër si Ramush Haradinaj për të pas guximin për të marrë një vendim të tillë.

“Thënë konkretisht apo në përkthim i bije është dashtë një Ramush Haradinaj në atë ndertesë me guxu me e marr atë vendim. Në çdo koment që kam lexuar ka pasë reagime shumë pozitive, i binte që edhe populli pothuajse njejtë mendonte, duhej nje Ramush Haradinaj që ka hy n’luftë pa pyet për pasojat individuale, një Ramush që e ka qu vllaun në burg për stabilizim të raporteve, një Ramush që u liru nga burgu me e varros vëllaun tjetër ( dy që janë vrarë në luftë nuk po i përmend se Kosova ka shumë të rënë për të njejtin qëllim)”, ka shkruar ajo në statusin e saj.

Kadrijaj ka kujtuar edhe faktin se si Haradinaj u përballë edhe me Gjykatën për krime lufte, dhe e dëshmoi se Kosova nuk indentifikohet si vend që ka kryer krime, transmeton Indeksonline.

“një Ramush që e ka nxjerr Kosovën fituese në përballjen me Gjykaten për krime lufte dhe sot Kosova nuk identifikohet si vend që ka kryer krime, një Ramush që u ndalua në Strasburg dhe nuk ju respekutua as pasaporta diplomatike dhe “PO”me të drejtë Kosova ka pas nevojë për njeë Kryeministër që nuk është i zanun peng sepse është filtruar jo njeherë por shume herë. E ky Ramush sot pas të gjithe paraardhesve të asaj zyre përsëri ka guxuar të marrë një vendim që është mbi të drejtën e një shteti sovran dhe të pavarur.”, ka vlerësuar ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Disa fjale per taksen 100%
Kam dëgjuar mbrëmë shumë intervista shumë debate, kam lexuar shumë statuse, pothuajse në të gjitha mediat, qofshin vizive apo sociale përseritej e njejta ide, që ky vendim është dashur të merrej shumë më heret. Thënë konkretisht apo në përkthim i bije është dashtë një Ramush Haradinaj në atë ndertesë me guxu me e marr atë vendim.

Në çdo koment që kam lexuar ka pasë reagime shumë pozitive, i binte që edhe populli pothuajse njejtë mendonte, duhej nje Ramush Haradinaj që ka hy n’luftë pa pyet për pasojat individuale, një Ramush që e ka qu vllaun në burg për stabilizim të raporteve, një Ramush që u liru nga burgu me e varros vëllaun tjetër ( dy që janë vrarë në luftë nuk po i përmend se Kosova ka shumë të rënë për të njejtin qëllim), një Ramush që e ka nxjerr Kosovën fituese në përballjen me Gjykaten për krime lufte dhe sot Kosova nuk identifikohet si vend që ka kryer krime, një Ramush që u ndalua në Strasburg dhe nuk ju respekutua as pasaporta diplomatike dhe “PO”me të drejtë Kosova ka pas nevojë për njeë Kryeministër që nuk është i zanun peng sepse është filtruar jo njeherë por shume herë.

E ky Ramush sot pas të gjithe paraardhesve të asaj zyre përsëri ka guxuar të marrë një vendim që është mbi të drejtën e një shteti sovran dhe të pavarur.
Falenderoj popullin që përherë e përkrah në vëndime të medha si atë dite kur u votua në lexim të parë ligji për ushtri sikur sot për taksen. Falenderoj poashtu popullin që nuk e perkrah në vendime të vogla dhe jo të arsyeshme sepse vetem populli apo sovrani e ka të drejtën t’a ruaj pushtetin nga e keqja e vetës . Bashke dhe vetem në harmoni e te konsoliduar mund të ja dalim tutje e sa per xhep të konsumatorit kena pagu edhe për fondin e 3 % edhe per Vendlindja thërret e sa herë që ka me pas nevojë prapeë kena me pagu!!!