15:48 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Kafeja dhe historia e saj në Zvicër

Zvicra është vendi i kafesë, djathit dhe çokollatës. Mësoni të gjitha rreth traditave zvicerane të kafesë dhe kafenetë më të mira për të shijuar një filxhan të mrekullueshëm.

Zvicra na dha Nespresson, kafeja që fitoi zemrat e shumë njerëzve.

Si e pëlqejnë zviceranët kafenë e tyre?

Kafeja në Zvicër ka shumë kohë që është e pranishme. Edhe në shekullin 17, shtëpitë e kafesë ishin funksionale në Neuchatel dhe Gjenevë. Këtu janë disa nga kafetë e pëlqyera që mund t’i provoni në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

  • Kaffe-crème: Shtoni pak krem në espresson tuaj dhe aq…! Kafeja më e famshme në vend.
  • Schale: Keni një mëngjes të ngarkuar dhe vetëm disa filxhanë kafe mund t’ju ndihmojnë. Ky filxhan i madh kafeje mund të jetë ndihma juaj.
  • Luzerner Kafi: Kafeina nuk po funksionon, hidhini asaj ca verë, kjo është një përzierje shumë e famshme në ditët e ftohta të dimrit.
  • Espresso: Një sasi e vogël kafeje në një filxhan të vogël që mund t’ ju ndriçojë ditën. /Indeksonline/