Kafshët në rrezik shkaku i vonesave në terminalin doganor në Merdar

Prej dje në terminalin doganor në Merdar janë ndalur kafshët e kompanisë “Cetell Bulls” nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kjo për shkak të një heqjeje teknike nga sistemi dhe jo për shkak të ndonjë shkeljeje ligjore apo veterinare.
Kështu tha Agron Bunjaku pronar i kompanisë.
Sipas tij disa krerë kafshë të gjalla ndodhen në terminal, të ekspozuara ndaj temperaturave të larta, duke rrezikuar seriozisht mirëqenien e tyre.
“Prej orës 15:30 kamioni me kafshët e gjalla është hequr nga terminali, por deri në orën 13:30 nuk është marrë nga asnjë palë përgjegjëse, duke krijuar shqetësime për mirëqenien e kafshëve“, ka thënë Agron Bunjaku pronar i kompanisë.