22:33 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Kajtazi ia kujton Abazit padinë e Zogianit: Si mund të funksiononi ju dy, kur ai ua vuri një njollë!

Zëvëndëskryeministri në detyrë, Haki Abazi sonte në Debat Plus i është përmendur padia e Avni Zogianit në vitin 2010 ndaj tij.

I pyetur nga analisti Vehbi Kajtazi, se si mund të funksionojnë të dy në një parti e në një Qeveri, përderisa dikur i kishte hedhur njollë atij.

“Unë jam njoftu përmes mediave për padinë. Asnëherë s’jam kontaktuar nga prokuroria. Kushdo që ka dyshim për veprimtarinë e dikujt, në asnjë formë s’kam qenë i involvuar drejtëpërdrejt në menaxhimin e fondeve. Ka qenë një menaxhim që është marrë në New York. Ai ka pasë të drejtë të dyshojë ose që ka pasë info për të ngritur dyshimin. Jemi kolegë në VV. Ai ka cështjet e veta, unë të miat’’, ka thënë ai.