17:13 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kaka po rikthehet në “shtëpi”

Ish-ylli i Milanit, Kaka ka pranuar se është vetëm një çështje kohe para se të kthehet në klub.

Tani, duket se rikthimi mund të jetë në horizont, pasi ai mendon se AC Milan ka rizbuluar identitetin, shkruan indeksonline.

Di Marzio vuri në dukje se Kaka do të kthehet te rosonerët, dhe me të vërtetë është vetëm një çështje e pritjes për momentin e duhur.

“Kthimi im në Milano? Vetëm një çështje kohe, do të mësoj për rolet krahas Leonardo dhe Maldini, ndërsa fëmijët e mi janë ende të rinj, pasi ata janë prioritet për mua tani”.

“Milani ka rifituar ADN-në e tij me Leonardo dhe Maldini”.

“Unë  nuk e shoh veten duke u bërë trajner, por do të kisha një pozitë të ngjashme me Leonardo. Ky menaxhim i ri po përpiqet të kthehet në krye”, ka thënë Kaka.

Braziliani është futbollisti i vetëm dhe i fundit që ka mposhtur konkurrencën e Messit dhe Ronaldos në garën për Topin e Artë. /IndeksOnline/

@championsleague #repost #tbt

A post shared by Kaká (@kaka) on

Temat: