13:03 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kalendari i shkakton “kokëdhembje” Stefano Piolit

Stefano Pioli mbrëmë bëri debutimin te Milani, duke barazuar 2:2 ndaj Lecces në San Siro.

Tekniku italian u emërua në krye të skuadrës pas problemeve me rezultate të Marco Giampaolos, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, ai i mori frenat e Milanit në një kohë jo shumë të favorshme, ku edhe kalendari është kundër tij.

Në pesë ndeshjet e radhës, rosonerët udhëtojnë te Roma dhe Juventusi derisa në San Siro presin SPAL-in, Lazion dhe Napolin.

Katër ndeshje shumë të forta dhe një mesatare do të jenë prova e vërtetë e Piolit gjatë kësaj periudhe. /IndeksOnline/