23:20 / E Premte, 01 Prill 2022 / MSH

Kallamari “luleshtrydhe” filmohet në brigjet e Kalifornisë

Një kallamar “luleshtrydhe” i çuditshëm me një sy të vogël blu dhe tjetrin të madh dhe jeshil është filmuar në 2378 metra thellësi në brigjet e Kalifornisë.

Emri i kallamarit i referohet ngjyrës së tij të kuqe dhe pranisë së fotoforeve, të cilat janë disa njolla të vogla ndriçuese në trupin e tij, që e bëjnë atë të duket si një luleshtrydhe me fara. Ai përdor këto fotofora për të prodhuar dritë.

Përveç aftësive të tij kundër ndriçimit dhe pamjes së veçantë si luleshtrydhe, kallamari është i njohur edhe për dy sytë në formë kube me përmasa të ndryshme.

Sytë ndihmojnë kallamarët të gjuajnë për ushqim në zonën e muzgut të oqeanit.

Studiuesit filmuan krijesën duke përdorur një mjet zhytës pa pilot, të drejtuar nga distanca (ROV), pajisur me një videokamerë me rezolucion ultra të lartë 4K.