15:31 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / B O

“Kallashnikov” prezanton armën e re që do të përdoret nga ushtria ruse

Fabrikuesi më i madh i armëve “Kallashnikov” prezantoi në ditën e Krishlindjeve një raketë të teknologjisë së lartë që do të shërbejë për të asgjësuar mjetet ajrore që fluturojnë në lartësi të ulët si helikopterët apo dronët.

Arma e re e gjen objektivin e tij pa një drejtim shtesë pas lëshimit apo nuk ka nevojë për shënjestrim për lazer.

Sipas deklaratës zyrtare të “Kallashnikov”-it, prodhimi në masë i kësaj pajisjeje tashmë ka nisur.