19:40 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Kallashnikovi gjendet në koshin e plehrave

Një armë zjarri tip kallashnikov është gjetur rastësisht në një kazan plehrash një ditë më patë në kryeqytet.

Burime policore saktësojnë se arma e zjarrit model 56, me kalibër 7.62 mm është gjetur në një kazani mbeturinash në rrugën “Myslym Keta”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, njofton policia, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Temat: