09:24 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Kallen dy vetura në Prishtinë, një Fiat dhe një Golf

Mbrëmë në lagjen Tophane të Prishtinës janë djegur dy vetura.

Një veturë e modelit Fiat Punto është djegur tërësisht, ndërkaq vetura e tipit Golf 4 është djegur pjesërisht.

Nuk ka asnjë informacion se cili ishte shkaktari i këtij zjarri që kishte dëme materiale.

Indeksonline e ka siguruar një video të shkurtër të këtij akti shqetësues./Indeksonline/