22:55 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Blerim

Digjet balona me ngjyrat e flamurit të Jugosllavisë në Pejë

Një balonë e cila ishte vendosur në hyrje të qytetit të Pejës, e menduar si instalacion nga institucionet komunale, mori kritika të shumta në rrjete sociale.

Kjo balonë mbante ngjyrat e flamurit të Jugosllavisë, e pikërisht për shkak pati edhe polemika të shumta.

Por, që s’qëndroj e tillë, madje as 24 orë, pasi që dikush ia vuri flakën.

IndeksOnline sjellë pamje ku shihet balona duke u kallë, e këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Po balonës i është vënë flaka. Por nuk dihet nëse për ndonjë problem teknik të rrymës, apo motorrit, apo është zjarrëvënie”, ka thënë për Indeksonline, Zëvendës Drejtori i Policisë në Rajonin e Pejës, Veton Elshani.

Kujtojmë që ky instalacion kishte për qëllim t’u uronte mirëseardhje të gjithë atyre që do të shkonin në qytetin e bukur të Pejës, por që doli të jetë ide jo e mirë./Indeksonline