15:19 / E Premte, 28 Shkurt 2020

Kallëzimi epik ditën e Shën Valentinit: Çfarë më ndodhi në kotecin e pulave që kisha në shtëpi

Një kallëzim i pazakontë, ka ndodhur në stacionin e Policisë Manëz në Durrës, ku pikërisht ditën e “Shën Valentinit”, në datën 14 shkurt 2020, një banor i fshatit Ishëm është paraqitur në mëngjes në polici dhe ka treguar një ngjarje që kishte ndodhur në kotecin e pulave të tij.

Halil Beja i moshës 63-vjeç ka rrëfyer para oficerit të policisë se gjatë mesnatës së Shën Valentinit, diçka e pazakontë kishte ndodhur në kotecin e pulave të tij. Më konkretisht Halil Beja u ka treguar se përpara oborrit të shtëpisë së tij kishte parë që pulat kishin dalë përjashta kotecit në oborrin para shtëpisë. Më tej në kallëzim 63-vjeçari rrëfen se nuk i kujtohet mirë nëse e kishte mbyllur apo jo derën e kotecit në mbrëmjen e 13 shkurtit, kur kishte mbyllur dhe polat.


Ai nuk e mban mend se sa pula kishte pasur por mendon se disa pula i mungonin dhe nuk e dinte numrin e saktë të tyre. Nisur nga ky denoncim oficerët e policisë në Manëz, kanë vendosur të referojnë rastin në fjalë për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Durrësit, duke e kualifikuar ngjarjen si vjedhje. Kjo pasi sipas tyre, denoncuesi Halil Beja, nuk i kujtohej nëse e kishte lënë në mbrëmje hapur derën e kotecit të pulave.

Prokuroria e Durrësit ka marrë këtë material në datën 18 shkurt 2020 për ta hetuar, por pasi janë njohur me materialin, prokurorët kanë vendosur të marrin vendimin e mosfillimit të këtij procedimi penal, që fliste për një ngjarje të pazakontë në një kotec pulash në fshatin Ishëm të Durrësit.

Mos i humb