10:57 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020

Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, arrestohet

Është arrestuar në Novosellë një i dyshuar për kalim ilegal nga Serbia në Kosovë. Ai, madje ka sulmuar edhe zyrtarët policorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili me veturë të tij ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale nga Serbia për në R. Kosovës. I dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në procedurë të përshpejtuar të gjykatës.

Mos i humb