08:41 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / L K

Kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, kapen nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë kapur dy persona në Leposaviq, pasi të njëjtit  kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit me veturë kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-republika e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.