75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 30 Prill 2026 / MSH1

Kaluan kufirin pa autorizim, dy pakistanezë ndalohen në Gjilan

Dy të dyshuar, shtetas të Pakistanit, janë ndaluar në Staçiq të Gjilanit, pasi dyshohet të kenë hyrë pa autorizim në territorin e Republikës së Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, teksa të dyshuarit kanë hyrë ilegalisht nga Maqedonia e Veriut, raporton IndeksOnline.

 “Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar, dhe rasti vazhdon më tutje për trajtim sipas procedurave përkatëse”, deklaron policia.

Rasti është cilësuar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”./IndeksOnline/