21:08 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Kam alergji barin”, mbrojtësi i Bundesligas tregon si ia del të mos kruhet në fushë

Alergjitë janë një pjesë e jetës, dhe nga më të ndryshmet e të veçantat, në njerëz të ndryshëm. Por, rasti i mbrojtësit të Eintracht Frankfurtit në Gjermani, Dani da costa është tejet specifik.

Në një prononcim për “Bild”, vetë 26-vjeçari, tregon për pasojat që vuan, sa herë që bie në kontakt me… barin e fushës së futbollit.

Edhe pse mund të duket e çuditshme, Da Kosta tregon: “Sa herë që bie në tokë dhe kam kontakt me barin, menjëherë lëkura më irritohet dhe më kruhet. Për të qenë sa më i mbrojtur, vesh gjithmonë një uniformë me mëngë të gjata poshtë fanellës. Në këmbë, kruarjet janë më të durueshme, për fat të mirë, se sa në pjesën e tjera të trupit”.