20:49 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Kam folur me Hazard, është duke u përgatitur për Realin”

Eden Hazard është gati të largohet nga Chelsea për të nënshkruar me Real Madridin, sipas ish-lojtarit “blues”, Brian Laudrup.

“Los Blancos” e shitën Cristiano Ronaldon te Juventusi për një marrëveshje prej 100 milionë eurosh, në fillim të kësaj jave, gjë që shkaktoi tronditje në botën e futbollit.Një numër lojtarësh kanë qenë të informuar për të mbushur boshllëkun e mbetur nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, duke përfshirë dyshen e PSG-së, Neymar dhe Kylian Mbappe, edhe pse real Madridi është detyruar të mohojë publikisht çdo ofertë për të dy.

Laudrup beson se marrëveshja mund të jetë aq e mirë, sa për ta dërguar yllin 27-vjeçar në “Bernabeu”.

“Unë kam folur me Eden Hazard disa ditë më parë, ai është duke u përgatitur për një lëvizje te Real Madridi dhe kjo është një lëvizje e mirë, si për të, edhe për Realin, – tha kampioni europian i vitit 1992 për “Sportske Novosti” të Belgjikës. Kupa e Botës e kësaj vere i dëshmoi më së miri aftësitë e tij. Përsëri në Rusi, ai tregoi se sa i mirë është”.

Duke folur më parë, vetë Hazard la të kuptohet se transferimi do të ishte me interes për të, por vetëm pasi konkurrenca në Rusi të përfundojë. “Unë mendoj se Real Madridi është ëndrra e të gjithëve, – tha belgu. – Tani për tani, jam i fokusuar vetëm te Kampionati Botëror. Siç kam thënë të paktën 100 herë, unë jam te Chelsea dhe për momentin askush nuk më ka bërë një ofertë”. /IndeksOnline/