22:15 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Kam frikë ta humbas bashkëshorten, por s’mundem pa dashnore

Çdo natë sa herë që fle me të, kam frikë që një ditë do ta kuptoj të vërtetën.

E dua shumë dhe jam tejet i lumtur me të, ajo më ka falur edhe dy fëmijë të mrekullueshëm, por sapo më del përpara ndonjë femër e re, s’mund t’iu rezistoi.
E tradhtoj shpesh bashkëshorten time, aq shpesh sa them me vete si s’më ka zbuluar deri tani. Mundohem të jem i kujdesshëm, ju them dashnoreve që mos t’më shkruajnë kur jam në shtëpi, por prapë kam frikë që do ta humbas nënën e fëmijëve të mi dhe gruan e mrekullueshme, transmeton Indeksonline.

Kam folur edhe me një mik timin për këtë, më ka thënë që t’i drejtohem ndonjë psikologu, por aq sa kam turp, në të njëjtën kohë më pëlqen kështu, të takohem e të dal me vajza të reja, sidomos seksi dhe epshi që më falin.

Unë e dashuroj bashkëshorten time, ndërsa ajo betohet në dashurinë tonë dhe kjo më dhemb më shumë, prandaj më beson.
Një ditë më shaka i thashë që e kam tradhëtuar dhe ajo qeshte, mendonte që po bëj shaka.

I kam premtuar vetes që do t’i përkushtohem familjes sime. Nuk e di nëse do t’ia dal!