13:11 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / A. M.

“Kam ndonjë të ‘çmendur’ tjetër që…”/ Aktorja e njohur i habit të gjithë, shfaqet e mbuluar me peshqir dhe… (VIDEO)

Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka nisur pushimet. Ajo është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”, ku me ndjekësit ka ndarë disa momente të bukura nga këto pushime.

Eliona si gjithmonë nuk ka ngurruar që të postojë fotografi me të voglën e saj, Gala, e cila merr gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Por sigurisht nuk mungojnë as pozat ku aktorja shfaqet me rroba banje, duke treguar format e saj trupore elegante.

Por së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me një video që ka publikuar në profilin e “Instagram”-it. Në pamjet në fjalë, ajo shfaqet e mbuluar me një peshqir, ndërkohë në duar mban një leckë që po lanë dyshemenë.

“Vesi del me shpirtin thonë. Kam ndonjë të ‘çmendur’ tjetër që sa herë ikën me pushime merr leckën me vete, se do të lajë çdo dhomë”, shkruan aktorja e dashur për publikun krahas videos që menjëherë ka marrë shumë  reagime.

Shumë fanse të Elionës shprehen se veprojnë njësoj si ajo. Një ndjekëse i ka shkruar se kur ka qenë me pushime u ka kërkuar atyre të hotelin një legen që të lante rrobat e djalit se nuk i mbante dot të palara.