14:56 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Kamberi: Serbia mbetet larg nga ndërtimi i një republike demokratike, moderne dhe qytetare

Shefi i grupit të deputetëve “Lugina e bashkuar” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Serbia mbetet ende larg nga ndërtimi i një republike demokratike, moderne dhe qytetare.

Kamberi, në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar një fotografi me mbishkrim, në të cilën po ashtu thuhet se Serbisë nuk i mjafton vetëm një pushtet tjetër, por duhet një republikë tjetër.