Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, është shprehur se vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Luginë përbën një moment të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Sipas tij, kjo vizitë është një shprehje e përkushtimit institucional të Shqipërisë ndaj bashkëkombësve të saj.
Postimi i plotë:
Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T Bajram Begaj, në Luginë përbën një moment të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Kjo vizitë është një shprehje e përkushtimit institucional të Shqipërisë ndaj bashkëkombësve të saj, si dhe një mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit, të drejtave dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar në këtë trevë.
Faleminderit për vizitën, z. President!/Indeksonline/

