10:10 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kamerat-kurth filmojnë natën kafshët e egra në malet shqiptare

Kamerat-kurth kanë regjistruar kafshë që mendoheshin të zhdukura apo të mërguara nga mjedisi natyror i Parkut Kombëtar të Prespës.

Përshkimi i këtyre shtigjeve për këtë kontroll nga dy grupet e PPNEA në peizazhin mahnitës të Prespës pati rezultatin që pritej.

Mbi 30 foto gjitarësh u fotografuan me lloje si ariu i murrmë (Ursus arctos), macja e egër (Felis silvestris), derri i egër (Sus scrofa), kunadhja (Martes foina), dhelpra (Vulpes vulpes), ujku (Canis lupus) etj.