18:16 / E Shtunë, 11 Shtator 2021 / OSH

Kamioneta godet për vdekje 1-vjeçarin në Prishtinë

Një fëmijë 1-vjeçar ka vdekur pasi është goditur për vdekje nga një kamionetë në Prishtinë satësisht në rrugën “Mehmet Ali Vironi”, rreth orës 09:30.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për IndeksOnline ka thënë se ngasësi i automjetit është ndaluar  për 48 orë.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë.

Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor me vendim të prokurorit kanë ndaluar ngasësin e automjetit për 48 orë, ndërkohë që janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksident”, tha ajo.