12:37 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Përfshihet nga zjarri një kamionetë te rruga “B”

Zjarri ka përfshirë një kamionetë në Prishtinë, saktësisht te rruga “B”.

Kamioneta është djegur thuajse e tëra, por për fat të mirë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përpos dëmeve materiale.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonlinen se rreth orës 12:30, policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “B”, ku është kapluar nga flakët një automjet.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, me rastin po merren njësitet kompetente të stacionit jugor policor në Prishtinë”, tha Ahmeti./Indeksonline/