17:46 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / C E

Kamioni më me fat në Kosovë, që mban “bishën” mbi supe

Kosova nuk është larg vendeve të zhvilluara sa u përket veturave të rralla sportive.

Në rrugët e vendit tonë shpesh jemi mësuar të shohim vetura të shtrenjta, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës është parë një Lamborghini  Murcielago Sv model i prodhuar rreth viti 2010.

Një veturë e rrallë si kjo në ditët e sotme kushton mbi 300.000 euro.

Motori i kësaj veture është 6.5 litra V12 e cila prodhon 661 kuaj fuqi.

Ai po transportohej nga një kamion që duhet të ndihet me fat që ka në “shpinë” një veturë të tillë. /IndeksOnline/