15:26 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kamioni me vezë nga Serbia tenton të futet në Kosovë – Reagon Dogana!

Oficerët doganor kanë arritur të kapin një kamion me vezë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

“Gjatë patrullimeve magjistralen Mitrovicë Skenderaj njësitet e doganës kanë vërejtur një kamion pa targa që nga drejtimi i Mitrovicës. Pasi që kamioni është profilizuar si i dyshimtë, oficerët janë vënë në ndjekje. Vozitësi ka refuzuar të ndalet dhe pastaj së bashku me asistencën e policisë është bërë ndalja”, njofton Dogana e Kosovës.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se pas ndalimit është bërë edhe prangosja e vozitësit dhe bashkudhëtarit, mallrat në kamion nuk posedonin dokumentacion përkatës.

“Sipas vlerësimeve preliminare në kamion ishin 500 pako me veze, kamioni dhe mallrat janë ndaluar përkohësisht derisa ndaj të dyshimtëve është inicuar procedura kundërvajtëse”, ka njoftuar Dogana e Republikës së Kosovës.