19:17 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Kamionit i bien tubat me sanë rrugës Xërxë- Rahovec, shikoni si rrezikoi disa vetura në trafik

Përgjatë ditës së shtunë në rrugën Xërxë- Rahovec një kamion i stërngarkuar me ushqim të bagëtive ka rrezikuar jetën e shoferëve të tjerë në trafik.

Të njëjtit i kanë rrëshqitur disa tuba me bar të thatë derisa ishte ne komunikacion.

Në videon e siguruar nga IndeksOnline, vërehet si mos më mirë se si ai drejtpërsëdrejti rrezikoi disa automjete radhazi.

Padyshim, për një veprim të tillë ai duhet të japë përgjegjësi para organeve kompetente./IndeksOnline/