13:36 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline
Kampi i Cristianos ”shpërthen” pas dështimit për ta fituar Topin e Artë
Elma Aveiro dhe Miguel Paixao, motra dhe miku i Ronaldos, e kanë kritikuar ceremoninë e djeshme të France Football që dhuroi ”Topin e Artë” te Luka Modric.
Elma dhe Miguel janë ndër kritikuesit më të mëdhenj të kësaj ceremonie, e cila nuk dekoroi Ronaldon si më të mirin e vitit 2018.
”Fatkeqësisht, bota jeton me korrupsionin, mafian dhe me para. Fuqia e Zotit vshtë më e madhe se ky skandal”.
”Zoti mund të vonojë, por kurrë s’harron”, shkroi motra e Cristianos në rrjetet sociale.
Miguel, i cili e ka stër-zmadhuar shkrimin e tij, ka treguar të gjitha arsyet se pse Ronaldo duhej ta fitonte këtë çmim.
”Është mungesë masive e respektit pas asaj që Ronaldo bëri, që ishte e mjaftueshme të konsiderohet si më i miri”.
”Njerëzit mund të thonë se jam duke e thënë pasi jam miku i tij, por jo. E vërteta ishte se askush nuk ka shënuar më shumë se Ronaldo sezonin e kaluar”.
”Ai ishte top golashënues në Champions League për herë të gjashtë me radhë me 15 gola. Ai e fitoi Champions Leaguen, Kupën e Botës për klube, Superkupën evropiane dhe Superkupën spanjoll duke shënuar gola krucial”, shkroi Paixao në mes të tjerash./IndeksOnline/