17:24 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë vuajtjet për Messin, mposhtet edhe në këtë garë

Pasi e humbi garën për ”Topin e Artë” këtë vit, Leo Messi i Barcelonës është mposhtur edhe në garën për fantazistin më të mirë të vitit 2018 në botë.

Ani pse luajti rol krucial në triumfin e Barcelonës në La Liga dhe Copa del Rey sezonin e kaluar, sulmuesi argjentinas përfundoi i pesti në garën për ”Topin e Artë”.

Pesë herë fituesi i ”Topit të Artë, pra, dështoi, edhe pse shënoi 40 gola dhe dhuroi 14 asistime për gjigantin katalunas në La Liga dhe Champions League sezonin e kaluar.

Messi, së bashku me Cristiano Ronaldon janë injoruar nga një numër i madh i titujve individual këtë vit, derisa kroati, Luka Modric i ka fituar shumicën prej tyre, transmeton IndeksOnline.

Image result for Modric

Tani, Messi është mposhtur edhe në një tjetër garë këtë vit pasi Federata Internacionale e Historisë së Futbollit lansoi renditjen për titullin e fantazistit më të mirë në botë.

Edhe pse ka regjistruar 15 gola dhe 8 asistime këtë sezon, Messi është mposhtur nga Modric edhe në këtë garë.

Argjentinasi u renditë i dyti në këtë listë me 144 pikë, teksa Modric i pari me 272 pikë, teksa Messi e ka fituar këtë çmim në tri vitet e fundit radhazi./IndeksOnline/