13:08 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kampionati Botëror në xhudo, Tokio 2019 ekskluzivisht në Artmotion

Nga 25 gushti deri më 1 shtator, zemra e xhudos kosovare do të rrahë vetëm në një platformë – Artmotion.
 
889 xhudoka nga 152 shtete e 5 kontinente dhe në mesin e tyre 5-shja
legjendare e xhudos kosovare: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria
Krasniqi, Loriana Kuka dhe natyrisht, Akil Gjakova, të udhëhequr nga Driton Kuka, do të udhëtojnë për në vendlindjen e  këtij sporti në gjah për medaljet e reja.
 
Për 8 ditë rresht, xhudistët më të mirë në botë do të luftojnë për titujt e
kampionëve botërorë, pikërisht në po të njëjtën arenë ku vetëm 1 vit më vonë, me 2020 do të luftojnë për medaljen olimpike.
 
Gara më e madhe e vitit në xhudo – Kampionati Botëror do të transmetohet
vetëm dhe ekskluzivisht në platformën Artmotion.