20:48 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kampionët kalojnë më tej me “trenin e fundit”, kualifikohet edhe Napoli

Liverpooli ka kaluar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kanë mposhtur Salzburgun me rezultat 0-2.

Skuadra e Klopp kaloi në epërsi në minutën e 57-të të ndeshjes me golin e Keita.

Rezultatin e dyfishoi Mohamed Salah një minut më pas një kundërsulmi të shpejtë.


Në rundin tjetër ka kaluar edhe Napoli që ka mposhtur Henkun me rezultat 4-0.

Tri gola për italianët i shënoi Milik (3’, 26’ dhe 38’) dhe një tjetër e shënoi Mertens në minutën e 75-të.

Liverpooli e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 13 pikë, një më shumë se Napoli që përfundon në vendin e dytë.


Salzburg do të vazhdoj në Europa League pasi që përfundoi në vendin e tretë me 7 pikë, dersia Genk mbetet e fundit me 1 pikë. /IndelsOnline/