22:54 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kampionët në fuqi nuk e thyejnë “kështjellën” e Simeones, Atletico mposht Liverpoolin

Liverpooli e ka nisur në mënyrë jo shumë të mirë fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi janë mposhtur në Wanda Metropolitano nga Atletico Madrid me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Saul që në minutën e pestë të ndeshjes.

Në pjesën tjetër të lojës, madrilenët u mbrojtën mirë dhe Liverpooli nuk arriti të barazoj rezultatin.

Ndeshja kthyese, në Anfield do të luhet me 11 mars. /IndeksOnline/