21:54 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Kampioni botëror në Muay Thai, Luan Rudaj zbulon kundërshtarin

Kampionin botëror në Muay Thai, Luan Rudaj, ka zbuluar kundërshtarin e radhës.

Kundërshtari i Rudaj është sportisti me një përvojë shumëvjeçare Reisi, i cili vjen nga Irani, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja mes këtyre dy sportistëve do të zhvillohet në qytetin e Malishevës, në palestrën e Sporteve “Habib Zogaj”, me 11 nëntor.

Kujtojmë që Kosova për herë të parë do të organizojë Kampionatin Botëror të Muay Thai, në bashkëpunim me organizatët botërore të arteve marciale WBC Muay Thai.

Dueli kryesor i mbrëmjes do të jetë ai i sportistit të arteve marciale nga Malisheva, Luan Rudaj, i cili do të mbroj titullin e kampionit të Botës./IndeksOnline/