22:06 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kampioni i Botës poston videon e futbollistëve të Kosovës

Futbollistët kampion të Botës kishin publikuar një video gjatë Kupës së Botës në Rusi që ishte bërë virale në çdo cep të globit.

Një të tillë e kanë bërë edhe futbollistët e Kombëtares së Kosovës, ku në autobus kanë kënduar këngën franceze.

Këtë video e ka shpërndarë në profilin zyrtar në Twitter, ylli i Manchester Cityt, Benjamin Mendy.

Kujtojmë se Franca u shpall Kampion i Botës në Rusi pasi në finale mposhti Kroacinë. /IndeksOnline/

Temat: