18:00 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Kampioni mësohet të dielën, Feronikeli – Prishtina finalja e Superligës

Feronikeli dhe Prishtina do të luajnë finalen e madhe të Superligës të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Feromikeli ka mposhtur Llapin me rezultat 1-3 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Golat për skuadrën nga Drenasi i shënuan Arbër Prekazi (18), Mendurim Hoti (55) dhe Festim Alidema (62).

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Festim Alidema në minutën e 21-të nga penalltia.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Golat për Prishtinën i shënuan Mankenda në minutën e 48-të, Abdul Basit në minutën e 67-të dhe Mario Morina në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Feronikeli është në vendin e parë me 77 pikë, dy më shumë se Prishtina, derisa Llapi mbetët në vendin e tretë me 69 pikë. /IndeksOnline/