08:42 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kampionia e botës, në futboll, po bëhet nënë për herë të parë

Ylli i futbollit të grave, Alex Morgan, ka njoftuar se po pret fëmijën e saj të parë.

Morgani, 30-vjeçare dhe burri i saj Servando Carrasco e kanë dhënë lajmin në rrjetet sociale të mërkurën në mbrëmje.

Çifti pozoi me dy qentë e vet dhe mbajti një shkrim: “Shtimi i një më shumë në familje. Prill 2020. Vajzë e vogël”.

“Tashmë jemi në dashuri dhe as nuk e kemi takuar akoma. Anëtarja më e re e familjes Carrasco, së shpejti.”

Morgani, e cila luan me klubin amerikan Orlando Pride, vlerësohet nga shumë si një nga yjet kryesorë në futbollin e grave.

Ajo i ndihmoi SHBA-së në lavdinë e Kupës së Botës në fillim të këtij viti dhe është përfshirë në formacionin e vitit nga FIFA.

Edhe burri i saj, Varrasco është futbollit profesionist dhe luan për skuadrën e MLS-së, LA Galaxy. Çifti është në lidhje që nga viti 2014. /IndeksOnline/