19:26 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / AR

Kanadaja autorizon vaksinën Pfizer për fëmijët 12-15 vjeç

Kanadaja ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer kundër Covid-10 për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, duke u bërë kështu vend i parë që merr një vendim të tillë për këtë grup moshe.

Ministria e Shëndetësisë në Kanada njoftoi se ka marrë këtë vendim bazuar në të dhënat e fazës së tretë të testimit të fëmijëve, të kësaj moshe, shkruan Top Channel.

“Departamenti ka vlerësuar se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive kur përdoret në këtë grup-moshë më të re”, tha një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë kanadeze.

Pfizer po ashtu thotë se vaksina funksionon mirë në këtë grup moshë.

Kanadaja ka autorizuar tashmë përdorimin e vaksinës Pfizer te njerëzit mbi 16 vjeç.

Ky vend ka regjistruar mbi 1.2 milion raste me koronavirus dhe rreth 20 për qind e tyre kanë qenë persona nën 19 vjeç.
Rreziku që fëmijët të sëmurën shumë ose të vdesin nga koronavirusi është i vogël dhe gjatë gjithë pandemisë ata shumë rrallë kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.