23:16 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

“Kanarinat” rikthehen në Premier League

Norwich ka mundur 2-1 Blackburn Rovers në “Carrow Road” dhe ka siguruar kthimin në Premier League.

“Kanarinat” kaluan në aavantazh pas 13 minutave me Marco Stiepermann, me mesfushorin gjerman që ka gjetur golin me një gjuajtje nga distanca.

Dyfishimi i avantazhit ka ardhur me një tjetër gola nga distanca në minutën e 21-të, por këtë herë autori ka qenë Mario Vrancic.

Reagimi i Blackburn ka qenë pothuajse i menjëhershëm, me Lewis Travis që ka ngushtuar diferencat. Pjesa e dytë nuk ka patur gola, pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga vendasit.

Gjithsesi, “Kanarinat” kanë arritur ta mbrojnë rezultatin deri në fund dhe sezonin e ardhshëm do të kthehen të luajnë në Premier League pas tre sezonesh të kaluar në Championship.