15:40 / E Premte, 27 Tetor 2023 / A. M.

Kancelari gjerman: Dje u bë një hap i rëndësishëm, duam ta shohim a do të ndodhë!

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz në një konferencë për media të premten në Bruksel pas përfundimit të Samitit dyditësh, ka folur edhe për takimet e djeshme me Kosovën dhe Serbinë duke thënë se nuk e ndanë vlerësimin se ato kanë dështuar.

Scholz ka thënë se Kurti dhe Vuciq kanë thënë se marrëveshjet do të zbatohen.

“Në këtë situatë vërtetë pikëlluese ishim në gjendje të ecim përpara. Nuk e ndaj vlerësimin tuaj. Por mendoj se nëse e bëjmë një vlerësim politik, besoj se mund të ndahet vlerësimi im se zoti Kurti dhe z. Vuçiq thanë se propozimet konkrete Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe se do të implementohen. Këtë ata e thanë qartë. Ky është një hap I rëndësishëm dhe duam ta shohim të ndodhë” ka theksuar Schoz.