15:06 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / B O

Kancelari Scholz infektohet me Covid-19

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raportoi sot televizioni gjerman, N-TV.

Kancelari gjerman momentalisht ndodhet në izolim, konfirmoi një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Scholz po shërben si kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë që nga dhjetori i vitit të kaluar.