16:10 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kanceri i vezoreve: Pilulat e reja te kontrollit te lindjes mund te ulin riskun

Një studim i ri në shkallë të gjerë i botuar në ‘The BMJ’ sugjeron që pilula më e re e kontrollit të lindjes mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e kancerit të vezoreve tek gratë e reja.

Pilula më e re e kontrollit të lindjes mund të mbajë në kontroll shfaqjen e kancerit të vezoreve, raporton hulumtimi i ri.

Në Shtetet e Bashkuara, kanceri ovarian ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë të të gjitha llojeve të kancerit gjinekologjik, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Në vitin 2014, janë diagnostifikuar mbi 21,000 raste të reja të kancerit ovarian, të paktën 14,000 prej të cilëve kanë rezultuar me vdekje, transmeton Indeksonline.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se kontraceptivët oralë të kombinuar që janë, pilulat e kontrollit të lindjeve që përmbajnë estrogjen dhe progestogjen, mund të ulin rrezikun e kancerit ovarian në gratë e moshës riprodhuese.

Për më tepër, këto efekte përfituese zgjatën për vite me radhë pasi gratë i ndërprenë ato, vuri në dukje studimet.

Megjithatë, këto rezultate të kaluara u zbatuan për kontraceptivët më të vjetër që kishin sasi më të larta të estrogjenit dhe përmbanin forma më të vjetra të progestogjenit ndërkaq jo për tabletat më të reja.

Hulumtime të reja kanë për qëllim të mbushin këtë boshllëk të njohurive duke studiuar efektet e pilulave të reja të kontrollit të lindjes, në rrezikun e kancerit të vezoreve./Indeksonline/