13:40 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kandidati i AAK-së premton bartjen e Fakultetit të Bujqësisë në Rahovec

Kandidati i AAK-së për Rahovecin, Smajl Latifi, ka dhënë një premtim interesant për qytetarët e kësaj komune.

Përmes një statusi në Facebook, ai thotë se  “bartje e Fakultetit të Bujqësisë në Rahovec – e tërësishme ose e pjesshme”, është një nga pesë projektet e tij primare.

Më poshtë lexojeni statusin e plotë të tij:

Në kuadër të 5 projekteve të mëdha që kemi në programin tonë e për të cilat kemi garancë nga qeveria Haradinaj, po ua prezantoj projektin e parë, “Rahoveci Zonë Strategjike e Interesit të Veçantë për Bujqësi”.

Këtu përfshihen:

– Ligj i veçantë për të bërë një veprim të tillë;
– Bartje e Fakultetit të Bujqësisë në Rahovec – e tërësishme ose e pjesshme;
– Ngritja e kapaciteteve të ujitjes nga Radoniqi, faza e dytë ku do të përfshihen sipërfaqet kodrinore me sistemin pikë-pikë, si dhe ndërtimi i Liqenit Artificial në Zhdrellë;
– Investime direkte në sistemin e kullimit/drenazhimit të tokave bujqësore në Anadrini;
– Trajtimi dhe rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë./AktivPress