17:26 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kandidati për asamblist s’e gjen veten në VV, rikthehet në PDK

Kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës së Klinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Shkelzim Berisha, zyrtarisht sot e ka braktisur “Vetëvendosjen” dhe i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Berisha i cili vite të tëra ka punuar në Itali ka qenë anëtar i PDK-së vite me radhë.

Ai kishte kaluar në LVV-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Unë e falënderoj kryetarin e Komunës së Klinës Sokol Bashota për gjithë punën që ka bërë dhe po bën në të mirë të qytetarëve. Isha në VV, por aty nuk munda ta gjejë vetën. Në LVV shkova për një motiv të thjeshtë ngase një i afërm i imi ishte kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Isha edhe në listë për kandidat për Kuvend të Komunës për zgjedhjet lokale. Thjeshtë nuk e gjeta vetën aty”, ka thënë Berisha.

Mirë se ardhje për rikthim në parti, Berishës i ka uruar kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota.

“Shkelzimi duke mos mundur ta gjejë vetën në VV, sot po rikthehet në familjen e vet në Partinë Demokratike me besimin më të madh se do të jep kontributin e tij në aktivitetet tona për zgjedhjet lokale të cilat janë shumë të rëndësishme”, tha Bashota./AktivPress