09:18 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kandidati për deputet i AAK-së dyshon se iu vodhën votat

Ish-zëvëndësministri i Arsimit në Qeverinë “Haradinaj”, Muhamet Kelmendi dyshon për keqpërdorimin e votave.

Me një status në Facebook, Kelmendi e ka pranuar se nuk ka siguruar votat për t’u zgjedhur deputet, por që nuk është i sigurt se ku shkuan votat.

“Falënderoj të gjithë ata që më votuan dhe u angazhuan që unë të zgjidhesha deputet.
Vota nuk mjaftoi për këtë post popullor.
Shkaqe ka të shumeta…!
Por, pavarësisht asaj se ku ka shkuar vota, kush i mori dhe u bë deputet, faleminderit për besimin dhe ju garantoj se do të mbetem i njëjtë edhe jashtë Kuvendit të Kosoves”, shkruan Kelmendi në Facebook./Indeksonline/