Kandidatit për kryetar komune i konfiskohen targat e makinës
Mehmet Mehmeti, kandidat nga Alternativa për kryetar të Komunës së Mitrovicës, është ndaluar dje nga Policia e Kosovës për shkak se po voziste një veturë të paregjistruar.
Raportues anonimë kanë raportuar në KALLXO.com se Mehmet Mehmeti është ndaluar dhe më pas i janë konfiskuar targat e automjetit.
I kontaktuar nga KALLXO.com, Mehmeti ka pranuar se i janë konfiskuar tabalat për shkak të mosregjistrimit të makinës dhe për këtë ka marrë një tiketë trafiku nga policia.
“Nuk ka qenë vetura ime por e një mikut tim. Kam pasur një rast familjar dhe më kanë ndaluar. Më pas është bërë regjistrimi”, tha Mehmeti.
Sipas informacioneve të redaksisë, vetura e tipit Mercedes nuk ka qenë e regjistruar që nga viti i kaluar.
(foto ilustrim)